Osmani takon ministrin e jashtëm të Kenias, e falënderon për njohjen

Presidentja Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, Musalia Mudavadi

Presidentja Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, Musalia Mudavadi.

Ky takim vjen pak kohë pasi shteti i Kenias vendosi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Osmani tha se Mudavadin e ka falënderuar për hapin e ndërmarrë për njohje të Kosovës, i cili tha se “kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë”.

“Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë”, shkroi Osmani për takimin me ministrin e Jashtëm të Kenias.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika