MPB-ja po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë me ditë pushimi

As dy javë pasi u janë ekzekutuar pagat e marsit, disa kategori të zyrtarëve publik nuk i kanë marrë pagesat për orët shtesë të punës dhe për punën gjatë natës. Asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka treguar se kur këto mjete do të ekzekutohen. Kurse, siç ka mësuar Dukagjini, brenda ministrisë së Punëve të Brendshme ka plane që shtesat të kompensohen me ditë pushimi.

As pothuajse pas dy jave, pagesën për orët shtesë të punës gjatë marsit e në ndërrimin e natës, nuk e morën disa kategori të punonjësve të sektorit publik.

Këtu përfshihen ushtarët e FSK-së, infermierët, zjarrfikësit, gardianët dhe ata që zakonisht punojnë më së shumti jashtë orarit, zyrtarët policorë.

Për këta të fundit, burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë treguar për televizionin Dukagjini se po shqyrtohet mundësia që orët e punës shtesë të zëvendësohen me ditë pushimi.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga MPB-ja e as nga institucionet tjera përgjegjëse, derisa nuk janë treguar as planet e ekzekutimit të shtesave.

Sipas ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Refki Morina, forma e kompensimit me ditë pushimi nuk duhet të jetë opsion.

“Unë mendoj që më tepër janë të interesuar zyrtarët policorë që të kompensohen këto shtesa me mjete financiare për arsye se shumica nga ta kanë nevoja familjare por kanë edhe kredite të ndryshme. Pothuajse çdo zyrtarë policor ka kredi dhe me rroga bazë nuk mund të ia dalin”, ka thënë Refki Morina – Ish-kolonel.

Kjo nuk do t’u përshtatej as zjarrfikësve të Kosovës.

Përfaqësues të tyre thonë se me vonesë të pagesës së shtesave janë përballur edhe herë të kaluara, zëvëndësuar muajtë në vijim.

“Ndoshta nuk është në leverdi të zjarrfikësve të ndodhë ajo për shkak se ditët e pushimit për shkak të orëve të tepërta po t’i japim, mungesa e personalit do të jetë e dallueshme dhe mund të na pengoj në kryerjen e detyrave që i kemi para vetës”, ka thënë Mal Gashi – Komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë.

Pas vonesës në ekzekutimin e shtesave, Ministria e Financave në fillim të muajit tha se u takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika