Gërvalla kërkon barazi për Kosovën nga BE-ja: Masat janë të padrejta

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një takimi me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, kërkoi trajtim të drejtë dhe të barabartë për Kosovën në proceset integruese evropiane. Ajo kritikoi masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës si të padrejta dhe paralajmëroi se këto mund të dëmtojnë partneritetin dhe bashkëpunimin.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

Në këtë takim, ministrja ka theksuar nevojën urgjente për një qasje më të drejtë dhe të barabartë ndaj Kosovës brenda proceseve integruese të Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të lëshuar nga MPJD, Gërvalla ka ngritur shqetësimin lidhur me masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe pengesë për ndërtimin e një partneriteti të mirëfilltë.

“Ministrja nënvizoi nevojën që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Ajo theksoi se mbështetja për Kosovën nuk mund të mbetet në nivel deklarativ, por duhet të përkthehet në hapa konkretë, përmbylljen e procesit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe heqjen e masave të padrejta që cenojnë frymën e partneritetit”, thuhet në njoftim.

Në takim, Gërvalla ritheksoi kërkesën që Kosova të trajtohet si një partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Mbështetja për Republikën e Kosovës është një mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

“Ajo po ashtu theksoi se prania dhe angazhimi i Kosovës në rajon është një burim i fuqishëm i stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë kontinentin. Në këtë drejtim, Ministrja Gërvalla tha se tani është koha për vendime të guximshme dhe për një vizion të përbashkët evropian që përfshin edhe Kosovën si pjesë të natyrshme të tij”, thuhet më tej në njoftim e minsitrisë.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika