“Thor: Love and Thunder” lansohet në korrik

Filmi më i ri i Marvel Studios “Love and Thunder” do të shfaqet më 8-korrik të këtij viti

"Thor: Love and Thunder"

Universit Kinematik të Marvelit do t’i shtohet edhe një film, “Thor: Love and Thunder”, më perëndinë biond, Thor.

Rolin e Thor-it, do ta luajë për herë të katërt aktori Chris Hemworth, i cili po e prezanton me shumë stil perëndinë vikinge.

Gjithashtu, edhe presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige tha se gjetja e Hemsworth, bëri qe personazhi i Thor-it të funksiononte, dhe ndihmoi nisjen e perandorisë miliarda dollarëshe, që do të quhej Universi Kinematik i Marvel-it.

Tani, Hemsworth në filmin e tij të katërt solo shfaqet si perëndia me çekan në filmin “Thor: Love and Thunder” të Taika Waititi , i cili gjithashtu shfaq aktorët e famshëm si, Christian Bale dhe Russell Crowe , si i keqi Gorr dhe perëndia shtypëse Zeus, dhe disa personazhe nga “Guardians of the Galaxy”.

Ndërsa, Natalie Portman do të jetë në rolin e Thor-it femër.

Natalie Portman, Chris Hemsworth.

Nga kritikët e filmit, ky film është duke u cilësuar si njëri prej filmave më të mirë që ka prodhuar “Marvel Studios”, duke plotësuar të gjitha kriteret tyre dhe duke e bërë më të mirë edhe sesa seria e filmave “Avengers”.

Thor është, gjithashtu, heroi i parë i Marvel-it që kryeson me katër filma, duke mos përfshirë serinë e filmave “Avengers”, dhe përkatësisht personazhet, Captain America dhe Iron Man.

Marvel konfirmon 6 filma dhe shfaqje që do të vijnë këtë vit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika