Për herë të dytë radhazi, tentimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën politike në vend. Seanca u ndërpre nga kryetari i seancës, Avni Dehari (LVV), pa arritur të vihet në votim raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.
Dehari shpjegoi se, pas konsultimeve me partitë, u konstatua se qëndrimet e tyre nuk kishin ndryshuar, prandaj seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën
Opozita e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e quan këtë një “bllokadë”, ndërsa Memli Krasniqi (PDK) pretendon se LVV po “ble kohë” sepse nuk ka shumicën e nevojshme. Nga ana tjetër, Albulena Haxhiu insiston se kanë numrat e mjaftueshëm, megjithëse nuk u arrit të votohej as rendi i ditës.
Avokati Shkelzen Sopjani, në emisionin FIVE të Dukagjinit, e përshkroi situatën si “të paprecedentë”, duke theksuar se jo vetëm Kuvendi, por edhe qeveria ka mbetur peng për shkak të ligjit të ri që detyron ekzekutivin të dorëzojë detyrën para certifikimit të mandateve.
VV-ja kishte shumicën, por vendosi të mos e hedhë në votim raportin për mandate
Sipas tij, LVV – si parti me shumicën relative – mbart përgjegjësinë kryesore për krizën.
“Është një situatë e paprecedentë. Pasi që këtu nuk po mbahet peng vetëm Kuvendi por të gjitha institucionet, përveç Kuvendit edhe ekzekutivi. Mos të harrojmë është një ligj i miratuar së fundmi nga shumica e kaluar, i cili e obligon qeverinë të japin dorëheqje para certifikimit të mandatit të deputetit. Tash po e shohim se qeveria po merr disa vendime, bën emërime, mirëpo sesa janë të ligjshme këto, marrë parasysh kërkesat e ligjit, mbetet për tu parë. Si rrjedhojë nuk është vetëm Kuvendi peng, por janë edhe institucionet e tjera, me theks të veçantë Qeveria.
Tash këto fajësimet e ndërsjella që i shohim. Unë i shoh që të dy palët akne faj dhe shumica ka më shumë faj. Dhe përgjegjësi më të madhe e ka partia që e ka fituar shumicën e deputetëve”, ka thënë Sopjani në FIVE të Dukagjinit.
Sopjani ka theksuar shkeljet në procedurat parlamentare, duke shtuar se seanca nuk u zhvillua sipas rregullores, pasi nuk u diskutuan pikat e rendit të ditës.
“Sot pat shkelje në udhëheqjen e seancës së Kuvendit. Se nuk shkoi ashtu siç e parasheh rregullorja. Realisht nuk u mbajt seanca fare, pra nuk u qiten pikat e rendit të ditës. Dhe filloi seanca sepse udhëheqësi i seancë kërkoi të bëhet një konsultim. Mirëpo, nuk po them që është e kundërligjshme të bëhet konsultimi, sidoqoftë në momentin që kryhet konsultimi duhet të fillojë seanca. Se a është e suksesshme apo jo, mbete për tu parë gjatë zhvillimit të seancës. Problemi është me partinë më të madhe.. këta nuk kanë arritur t’i bëjnë numrat edhe për zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit. Propozohet prej grupit më të madh, mirëpo duhet 61 deputetë për ta votuar. Problemi është se krejt këto çka po i shohim janë kamuflim i mungesës së numrave, 61, për votim. Sesa që ka brenda të tjera me reale”, ka shtuar Sopjani.
Profesori Fadil Maloku paralajmëroi se Kosova po i afrohet “skenarit të tretë” – bllokimit politik, pasi dy tentimet për konstituim dështuan.
“Faktisht jemi në ngërç politik dhe jemi afër skenarit të tretë. I pari është konstituimi, pezullimi dhe i treti bllokimi. Tash duhet ta shohim çfarë do të ndodhë brenda këtij afatit prej 48 orësh. Të shtunën mund ta shohim krejt skenarin, edhe këtë skenarin e fundit. Po e shoh si një krizë për legjitimitetin politik. Ka dy probleme; ilegaliteti e legjitimitetit. Pra interpretimi i neve neneve dhe ligjeve, që juristët e dinë më mirë këtë interpretim se këtu nuk a nevojë me zbulu ujë të valë”, ka thënë Maloku në FIVE të Dukagjinit.
Ai e quajti këtë betejë një “lojë midis miut dhe macës”.
“Neni 9, neni 26 ( i Ligjit për Qeverinë) në qoftë se konstatojmë se ligji aktual ka dobësi, që mendoj që ka dobi, atëherë prevalenca kalon të Kushtetuta. Aty është shumë e qartë, janë afatet e limituara. Por kjo loja apo saga, dilemat që u shfaqen sot edhe nga opozita e qeveria, po ma merr mendja ka qenë sikur në filma vizatimor, si miu me macen. Një lojë që kush kujt kilen. Kjo është një mesazhe në projeksionet e dyja palëve për të lënë përshtypjen tek publiku se fajtori është opozita e kaluar apo qeveria e kaluara, pra kush po i bart pasojat. Po me del në fotografi se krejt interesi është ta puna ekonomike, interesat klanore, grupore. Tek lidershipi politik, pa amnistuar askënd. Se ai q e ka pushtetin, ai i ka edhe disa privilegje. E ka një monopol mbi resurset dhe begatitë që i ka Kosovës. Këtu fshihet krejt loja dhe improvizimit, pasi që ligji është shumë i thjesht…”, ka shtuar Maloku.