Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në tentativë në Istog

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuarit për vrasje në tentativë në Istog. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuar fillimisht me 5 shkurt, rreth orës 20:00 kishte kontaktuar në rrjetin social “Snapchat” dhe kishte pasur mosmarrëveshje, ka shkuar tek shtëpia e viktimës, e ka sulmuar me sprej në fytyrë dhe pastaj edhe me shufër metalike, duke goditur në kokë dhe duar, dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuarit për vrasje në tentativë në Istog. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuar fillimisht me 5 shkurt, rreth orës 20:00 kishte kontaktuar në rrjetin social “Snapchat” dhe kishte pasur mosmarrëveshje, ka shkuar tek shtëpia e viktimës, e ka sulmuar me sprej në fytyrë dhe pastaj edhe me shufër metalike, duke goditur në kokë dhe duar, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Tutje thuhet se dëmtimet tek viktima janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamentit i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin sociale “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënohej sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka njoftuar Prokuroria.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika