Abdixhiku: LDK-ja nuk bashkëpunon me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

“Jemi të qartë, bindjet tona janë se partia e parë duhet ta ofrojë një kandidat që përfaqëson Kuvendin, jo një kandidat që lexon skriptet e partisë. Ne jemi në opozitë dhe synojmë të jemi në opozitë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se nëse partitë që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me partinë fituese nuk arrijnë marrëveshje, edhe seanca e sotme do të dështojë.

“Partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim, nëse nuk ka pasur marrëveshje për kryeparlamentarin, atëherë edhe kjo seancë është e kotë. Është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë”, tha ai.

Ndërsa, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë ftesë të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje për takim për ndonjë marrëveshje lidhur me zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Ai ndër të tjerash tha se LDK’ja do të shoh cilat janë propozimet dhe pastaj do të marrë qëndrim, duke shtuar se nuk japin votë “blanko”.

“Deri tash në këto momente unë nuk kam ndonjë informacion se a na kanë dërgu ftesë të veçantë LDK’së. Ajo ishte një ftesë e gjeneralizume prej foltores, e cila s’thotë. Ftesë të veçantë nuk kemi pas. Tash po lexoj që ka pas një ftesë nga Dehari për të gjitha partitë politike , port ash nuk e di a ka shku përfaqësuesi ynë në këtë takim. Njëherë jo, ne do të shohim cilat janë propozimet, pastaj të marrim një qëndrim për ato propozime. Marrëveshje politike s’kemi aktualisht, nuk japim votë bllanko”, ka deklaruar Zogaj.

https://www.facebook.com/share/v/15CEf2wNaX

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika