Rexha: Pozita e Kosovës në indeksin e lirisë së medias është skandaloze

Në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka folur për raportin e fundit të indeksit të lirisë së medias, të publikuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij.

“Pozita e 99-të është shokuese, është skandaloze, është një alarm për gjendjen në të cilën gjendet liria e medias,” u shpreh Rexha. Ai theksoi se vetë raporti shpjegon arsyet pse Kosova ka rënë në këtë indeks, duke përmendur si faktor të parë miratimin e ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Ndër arsyet e tjera që kanë ndikuar, Rexha veçoi gjuhën nxitëse dhe retorikën denigruese të politikës dhe qeverisë kundër gazetarëve, fushatat nxitëse, etiketimet si “bashkëpunëtorë të armikut” për shkak të punës investiguese, si dhe mungesën e qasjes në dokumente publike dhe transparencës nga ana e institucioneve. Ai përmendi gjithashtu rritjen e padive SLAPP, që kanë krijuar një klimë frike dhe presioni mbi median.

Rexha u ndal edhe te problemi i pavarësisë së RTK-së, duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm që ka ndikuar negativisht në raport. Sipas tij, përgjegjësia për këtë bie drejtpërdrejt mbi Lëvizjen Vetëvendosje, pasi para pak kohësh në krye të RTK-së është emëruar një aktivist i kësaj partie.

“Në si AGK kemi kërkuar reflektim dhe kemi ofruar bashkëpunim me të gjithë akterët për ta përmirësuar situatën dhe raportin e Kosovës, sepse ne do të ishim më së shumti të interesuar që Kosova të radhitej mirë. Por, për fat të keq, reagimet që kemi marrë, përfshirë etiketimet ndaj Asocacionit të Gazetarëve dhe ndaj meje personalisht, janë për keqardhje, megjithatë nuk janë befasuese. Janë vazhdimësi e pikërisht kësaj gjuhe që e identifikon edhe vetë raporti,” theksoi Rexha.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika