Shkencëtari nga Kosova publikon me Harvard-in në revistën ndërkombëtare

Një arritje e rëndësishme shkencore është shënuar nga autori nga Kosova, Prof.asoc. Kujtim Thaçi, specialist i biokimisë klinike, i cili ka publikuar punimin e tij si autor i parë në bashkëpunim me prestigjiozen Harvard Medical School.

Punimi është botuar në revistën shkencore ndërkombëtare Glycoscience & Therapy, të botuar nga Chinese Academy of Sciences, një ndër institucionet më të njohura kërkimore në botë.

Punimi hedh dritë për herë të parë mbi rolin kritik të glikozilimit të immunglobulinës IgG në zhvillimin e qasjeve të reja diagnostike dhe terapeutike për zbulimin e hershëm dhe menaxhimin pre dhe postnatal të Hemokromatozës neonatale, një sëmundje e rrallë, por serioze tek të sapolindurit.

Ky kontribut shkencor, me një qasje inovative dhe përmbajtje të thellë akademike, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor ndërkombëtar, duke u përzgjedhur për botim nga një revistë me standarde të larta të vlerësimit shkencor.

Autori rekomandon që ky punim të lexohet gjerësisht nga profesionistët shëndetësorë dhe studiuesit, në veçanti nga imunologët, pediatrit dhe reumatologët, si një burim i rëndësishëm për avancimin e dijeve dhe praktikës klinike në këto fusha.

Linku i punimit të plotë:

https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S3050608525000023

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika