Bizneset kërkojnë energji me çmime të përballueshme – mungesa e konkurrencës rrit krizën

Adhurim Haxhimusa, i ftuar në emisionin “Five”, ka deklaruar se bizneset në Kosovë janë duke ngritur zërin për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me energji elektrike me çmime të përballueshme, të krahasueshme me tarifat e rregullta që kanë qenë më parë në fuqi.

Ai theksoi se situata aktuale ka ardhur si rezultat i disa faktorëve, përfshirë mungesën e kompanive të licencuara që ofrojnë shërbime me kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe ekspertizë të larmishme.

“Liberalizimi i tregut nënkupton edhe hapjen ndaj rreziqeve të ndryshme. Fatkeqësisht, në Kosovë mungojnë operatorë të tjerë përveç KESCO-s që mund të ofrojnë çmime konkuruese dhe të arsyeshme,” tha Haxhimusa.

Sipas tij, vetë KESCO detyrohet ta blejë energjinë nga jashtë për të furnizuar këto biznese, duke i përjashtuar ato nga prodhimi vendor dhe duke krijuar kështu një varësi edhe më të madhe nga importi.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika