Krasniqi: Albin Kurti po e mban peng shtetin për hir të Albulena Haxhiut

Pas dështimit të 14-të me radhë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për bllokim të qëllimshëm të institucioneve, duke e quajtur insistimin për emërimin e Albulena Haxhiut “përçmim ndaj vullnetit qytetar”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas seancës konstituive të dështuar për të 14-tën herë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kraniqi e quajtur sjelljen e Vetëvendosjes “të papërgjegjshme” dhe në kundërshtim me frymën demokratike të shfaqur nga qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nëse më 9 shkurt rreth 1 milion qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe diasporën, kanë treguar një nivel të lartë të pjekurisë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, ajo çfarë po bën Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është e kundërta e saj”, ka thënë Krasniqi.

Ai akuzoi Kurtin se po mban peng shtetin për hir të Haxhiut, për të cilën, sipas tij, është e qartë që nuk ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.

“Po vazhdojnë ta mbajnë shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut, për të cilën po ngulin këmbë që të jetë kryetare e Kuvendit, pavarësisht se çdo qytetar e di që ajo s’i ka votat, s’e ka mbështetjen dhe nuk e ka shumicën parlamentare”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi e cilësoi të paligjshme përpjekjen e Vetëvendosjes për të organizuar një votim të fshehtë.

“Vërtetë është për keqardhje ky tentim për t’u fshehur prapa skemave kundërligjore e kundërkushtetuese përmes një komisioni për një votim të fshehur që është i paligjshëm, meqë procesi i votimit tashmë ka filluar”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas kreut të PDK-së, është tashmë e qartë që për Kurtin, Haxhiu është më e rëndësishme sesa vullneti i 1 milion qytetarëve.

“Duket se ajo që e kam thënë më herët është tashmë fakt i dëshmuar – se Albulena Haxhiu për Albin Kurtin është më e rëndësishme se 1 milion qytetarë të Kosovës”.

Në fund, Krasniqi theksoi se edhe pse vende të tjera kanë organizuar dhe do të organizojnë zgjedhje e do të formojnë institucione në këtë periudhë, në Kosovë po përsëritet një skenar i njëjtë çdo dy ditë për shkak të arrogancës politike.

“Albin Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeministër edhe një herë – dhe për të mos u përballur me këtë realitet, po na mban peng të gjithëve: qytetarë, deputetë dhe institucione”, përfundoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika