Kadrijaj: Vetëvendosje është bllokuese – po luan rolin e viktimës për interesa të veta

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit, ndërsa ka ironizuar me rolin “viktimë” që kjo parti po tenton të luajë para opinionit publik, pavarësisht se, sipas saj, është përgjegjëse kryesore për krizën aktuale

Pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, deputetja Time Kadrijaj nga radhët e AAK-së ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar si përgjegjëse të vetme për bllokadën institucionale që po kalon vendi.

“Po më vjen mirë që kësaj radhe qëndruam pas pushtetit me u deklaru. Aq shumë u thirrën në Kushtetutë, ndërsa këta janë shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës. Vetëm eksploroni sa ligje kanë miratuar në Kuvendin e Kosovës që kanë qenë antikushtetuese”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ironizoi me daljet e shpeshta të zyrtarëve të Vetëvendosjes, duke i cilësuar si “masha” që flasin në vend të udhëheqësve të vërtetë të partisë.

Po më vjen mirë që Vetëvendosje po i përdor këto mashat e veta për me u prononcu këto ditë, sepse asnjëherë nuk po e shoh ndonjë oponent puro të Vetëvendosjes që del dhe deklarohet”, u shpreh ajo.

Tutje ajo tha se Vetëvendosje po e mban peng Kuvendin dhe gjithë Kosovën, sepse kjo situatë i konvenon politikisht.

“LVV nuk i ka votat dhe po e mban peng konstituimin e Kuvendit, po e mban peng Kosovën, sepse po ju konvenon. Dhe njëri prej oponentëve që sot u deklarua – shiheni se me çfarë afera korruptive është duke u përballur, e megjithatë merr guximin dhe del para mediave”, ka thënë ndër të tjera Kadrijaj.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika