Betim Gjoshi: PDK i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas ftesës së Presidentes së Republikës për një takim gjithëpërfshirës me partitë politike, me qëllim zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjoshi tha se kjo ftesë është në përputhje me propozimin e PDK-së për një takim gjithëpërfshirës, duke e cilësuar atë si një hap konkret drejt zgjidhjes së krizës politike.

“PDK i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale. Përveç takimeve me të gjitha partitë politike, në funksion të tejkalimit të krizës, tashmë edhe propozimi i PDK-së për një takim gjithëpërfshirës po merr formë, me ftesën e Presidentes. Kjo është logjika shtetformuese e PDK-së dhe veprimi ynë i përgjegjshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve”, shkroi Gjoshi.

Ai u bëri thirrje partive të tjera që të mos ngulmojnë në qëndrime të ngurta dhe të mos e shfrytëzojnë situatën për kalkulime elektorale.

“Urojmë që partitë e tjera ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’i dhënë vendit zgjidhje, e jo të ngulmojnë në pozicione të ngurta që u shërbejnë vetëm kalkulimeve elektorale. Sido që të jetë përfundimi – ne jemi këtu!”, përfundoi ai. Ftesa e Presidentes për një tryezë politike vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit për votimin e Kryetarit të ri të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika