Jonathan Hargreaves, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë është pritur në takim sot(e hëne) nga Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ambasadorët e tjerë të vendeve të Quint-it.
Përmes një postimi në Jörn Rohde ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që është e aftë të marrë vendime.
Ai ka thënë se Kosovën e presin shumë detyra të rëndësishme andaj edhe këtë mesazh ia kanë përcjell kryeministrit në detyrë Albin Kurti të gjithë ambasadorët e QUINT-it.
Orav: Status quo-ja aktuale në Kosovë nuk i sjell dobi askujt
Pas përfundimit të takimit, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional.
“Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në detyrë Kurti. Për përparim në integrimin evropian të Kosovës, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, shkroi Orav.
Takimi vjen në një moment kyç për Kosovën, ndërsa vendi ndodhet në pritje të konsolidimit institucional pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Nesër do të mbahet vazhdimi i 15-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pas 14 dështimeve të njëpasnjëshme.
Ambasada Amerikane kërkon bashkëpunim të liderëve politikë për formimin e institucioneve
Përmes një reagimi zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së ambasadores, Anu Prattipati, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, janë takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë këtij takimi, Prattipati ka theksuar rëndësinë që liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile, në përputhje me Kushtetutën. Ajo ka nënvizuar se këto institucione janë thelbësore për mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës.