KDI: Nuk presim ndonjë ndryshim që të zhbllokohet Kuvendi

Vullnet Bugaqku nga KDI tha në emisionin FIVE se presidentja duhet të luajë një rol më aktiv dhe kushtetues për të zhbllokuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Kemi kërkuar që presidentja të ftojë partitë në konsultime për të gjetur një kompromis. Shumica e partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por mbetet të shihet nëse do ketë sukses,” tha ai.

Sipas Bugaqkut, nuk pritet ndonjë ndryshim në seancën e ardhshme. “Duke parë qëndrimet e deritanishme, duket se nuk do të ketë ndonjë risi apo zhvillim ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur në seancat e fundit. Me gjasë edhe nesër, kryesuesi i seancës konstituive do të vazhdojë ta zhvillojë seancën ashtu siç e ka zhvilluar edhe herën e fundit. Nuk pres ndonjë ndryshim në kuptimin që të zhbllokohet çështja e kryetarit të Kuvendit, prandaj do të jemi dëshmitarë të përsëritjes së një seance e cila nuk sjell kurrfarë rezultati” perfundoi Bugaqku.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika