Zbulohet identiteti i oficerit të BIA-s që urdhëronte Hysri Selimin

Pas publikimit të përgjimeve tronditëse në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku protagonist ishte Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh, televizioni Dukagjini ka vijuar hulumtimet, duke zbuluar detaje të reja rreth lidhjeve të tij me shërbimin serb të inteligjencës.

Burime të sigurta konfirmojnë se oficeri i BIA-s që komunikonte me Selimin është Igor Babiq, i lindur në vitin 1975 në Gjilan. Aktualisht, ai është oficer aktiv i BIA-s në Nish të Serbisë, por ka ndikim të madh në rajonin e Gjilanit, ku konsiderohet si një nga figurat kyçe për ruajtjen e pushtetit të Listës Serbe.

Sipas informacioneve të siguruara nga Debat Plus, Babiq ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së gjatë viteve ’90, ndërsa komunikimet e tij me Selimin zbulojnë një rrjet të organizuar të ndikimit dhe spiunazhit.

Nga ana tjetër, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) posedon të dhëna për disa udhëtime të Selimit drejt Serbisë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti të koordinuar kundër sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika