Mbyllen tri institucione paralele serbe në veri, Sveçla: Epoka e paralelizmave ka përfunduar

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në një objekt në Mitrovicë të Veriut, me kërkesë të komunës, ku ishin vendosur tri institucione paralele serbe.

Objekti është rikthyer në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Sipas njoftimit të ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, në këtë hapësirë vepronin strukturat paralele të ashtuquajturës Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara.

Aksioni u zhvillua pa incidente dhe u mbështet nga institucionet vendore.

Një ndërhyrje e ngjashme, sipas tij është realizuar edhe pranë stacionit të pompave të ujit në fshatin Suhodoll, ku po ashtu vepronin struktura paralele serbe.

Sveçla, ka theksuar se “epoka e tolerimit të paralelizmave ka përfunduar dhe nuk kthehet më”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika