Peci: Ende s’kemi ardhur tek emri – po kërkojmë votim të fshehtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se edhe sot përpjekja për konstituimin e Kuvendit ka dështuar, duke shprehur keqardhje për mungesën e një rezultati konkret që do t’i jepte fund gjendjes së bllokuar institucionale.

“Dua të shpreh keqardhje që edhe sot nuk kemi rezultat për zhbllokimin e gjendjes,” tha Peci gjatë deklarimit të tij në hollin e Kuvendit.

Ai theksoi se Kuvendi ende nuk ka arritur as në fazën e propozimit të emrit për kryetar, pasi paraprakisht duhet të votohet për krijimin e Komisionit që do të mundësonte një proces të votimit të fshehtë – ashtu siç është përcaktuar edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

“Ne e kemi një proces të votimit të fshehtë, dhe ky është i qartë edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese,” shtoi Peci, duke iu referuar detyrimeve kushtetuese që sipas tij, po respektohen nga shumica parlamentare.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika