Maqedonci: Marrëveshja me Amerikën për komunikim dhe kibernetikë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen që u nënshkrua më 13 maj në Shtetet e Bashkuara nga gjenerali amerikan, John Philips dhe komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari.

Maqedonci tha se ajo është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik.

“Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Albin Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit”.

“Informacionet janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushtarake e ka ShBA-në”, tha Maqedonci për Euronews.

Tutje, ai tha se Kosova është vendi i 33-të me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe sipas tij, ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, sidomos në teknologji dhe të dhëna sensitive. / Ekonomia Online

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika