Dorëhiqet zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij.

Bexheti, i propozuar në këtë detyrë nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur largimin përmes një njoftimi publik në Facebook.

Ai theksoi se gjatë 10 muajve në këtë funksion ka punuar me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e bujqve dhe të gjithë qytetarëve që përfaqëson kjo ministri.

“Me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari, sado pak kam kontribuar për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar ai.

Bexheti shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me kryeministrin, ministrin e Bujqësisë, kabinetin qeveritar dhe kolegët, si dhe për mbështetjen nga Arben Taravari dhe strukturat partiake të ASH.

Ai falënderoi gjithashtu familjen për mbështetjen në këtë vendim të bazuar në reflektim personal dhe kolegjial.

“Ndjehem krenar me çdo ditë të punës sime, ballëlartë e plot energji për të vazhduar përpara në çdo sfidë”, ka shkruar Bexheti.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika