Abazoviq dorë për dore me Vuçiqin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mbërritur në Beograd për një vizitë zyrtare mesditën e së mërkurës, pas takimit me homologen Ana Bërnabiq, Abazoviq është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Abazoviq ka shkruar se nuk do të ketë më ndalesa të deputetëve për hyrje në Serbi

Kryeministri i Malit të Zi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka arritur në Beograd për një vizitë zyrtare. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia serbe, Ana Bërnabiq.

Abazoviq do të qëndrojë për dy ditë në Serbi, përveç takimit me Bërnabiq është takuar edhe me presidentin Aleksander Vuçiq.

Në pjesëmarrjen e Samitit për Ballkan të Hapur, Abazoviq kishte theksuar se vizita e parë në rajon do të jetë në Beograd, ku kjo kishte treguar se po vinte një kohë më e mirë mes dy vendeve.

Pas takimit me presidentin serb, përmes një postimi nga vetë kryeministri Dritan Abazoviq, të dy shihen të buzëqeshur. Abazoviq ka falendëruar Vuçiqin për qasjen miqësore.

Sipas tij, së bashku janë duke hapur horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

“Që nga data 1 korrik nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Malit të Zi për të hyrë në Republikën e Serbisë,” ka shkruar Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika