Kursimet pensionale rikthehen në rritje – FKPK shënon kthim pozitiv në të tri portofolat

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar kontribuuesit dhe palët e interesuara se të gjithë portofolat investues të FKPK-së tashmë janë rikthyer në nivel pozitiv edhe për vitin 2025

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për datën e fundit të raportimit (15 maj 2025) investimet e FKPK-së për këtë vit e kanë këtë rezultat nga investimet: Portofoli Konservativ +1.26% — për moshën 63+ vjeç.

“Portofoli Balancuar +1.01% — për moshën 58-62 vjeç. Portofoli Standard +0.18% —  për moshën 15 deri 57 vjeç”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se ky rikuperim erdhi pas rënieve të theksuara në tregjet financiare globale, të cilat gjatë marsit dhe prillit i kishin prekur kursimet e kontribuuesve të FKPK-së të moshës deri 63 vjeçare.

Ndërsa kontribuuesit e moshës 63 vjeçar e sipër sipas njoftimit kanë qenë vazhdimisht të mbrojtur nga luhatjet, duke realizuar kthim pozitiv nga investimet.

“Ritheksojmë se në afatgjatë FKPK-ja ka dëshmuar ngritje të vlerës nga investimet, dhe ka akumuluar rreth 1 miliard euro kthim bruto nga investimet (prej themelimit e deri më tani)”, thuhet në njoftim transmeton Telegrafi

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika