Garancia e Policisë dështon për herë të dytë – Veseli, Krasniqi e Selimi mbeten në paraburgim

Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesat e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për t’u liruar përkohësisht nga paraburgimi. Këto kërkesa u paraqitën menjëherë pas përfundimit të dëshmive të paraqitura nga Prokuroria, më 3 dhe 4 prill 2025.

Treshja e akuzuar kishte dorëzuar në gjykatë edhe një mbështetje nga Policia e Kosovës, e cila kishte garantuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj për të siguruar mbikëqyrjen e tyre në rast të lirimit. Por, edhe kësaj here, kjo garanci nuk u konsiderua e mjaftueshme nga Prokuroria e Specializuar, e cila u shpreh se kapacitetet e PK-së nuk përmbushin standardet e nevojshme për një regjim të kontrolluar.

Vendimi i trupit gjykues – që përfshin gjyqtarët Smith, Bardhe, Mettraux dhe Gaynor – nuk është ende i publikuar zyrtarisht, por përmendet në një dokument të fundit të dorëzuar nga Kryeprokurorja Kimberly West, e cila argumenton nevojën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit.

Sipas këtij dokumenti, mbajtja në paraburgim vazhdon të jetë “e nevojshme dhe e justifikuar” në bazë të rrethanave specifike të çështjes. West thekson se vetëm përmes sistemit të kontrollit në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen mund të minimizohet rreziku që Veseli të ndërhyjë në procesin gjyqësor apo të përsërisë veprat për të cilat akuzohet.

Refuzimi aktual pason një kërkesë të ngjashme të bërë nga Veseli në vitin 2021, e cila gjithashtu ishte hedhur poshtë me arsyetimin se Policia e Kosovës nuk përmbushte kushtet për mbikëqyrje të sigurt jashtë qendrës së paraburgimit.

Në përfundim, Gjykata Speciale mban të njëjtin qëndrim si më parë: lirimi i përkohshëm, edhe nën garanci shtetërore, konsiderohet një rrezik që nuk mund të menaxhohet jashtë sistemit të kontrolluar të Dhomave të Specializuara.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika