“Serbia bën spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë”, thotë Osmani

Gjatë një vizite zyrtare në Zvicër me ftesë të presidentes së këtij shteti Keller-Sutter, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

Në një konferencë për media të mbajtur pas takimit bilateral, Osmani ka deklaruar se ka folur në mënyrë të vazhdueshme për shkeljet që u bëhen të drejtave të shqiptarëve në jug të Serbisë. Ajo i quajti këto shkelje një formë të spastrimit etnik me mjete administrative, të dokumentuar në raportet ndërkombëtare.

“Është e njohur tashmë, edhe nga raportet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Parlamentit Evropian, se Serbia po i largon shqiptarët nga listat e votuesve, po u mohon nënshtetësinë dhe po shkel të drejtat themelore të tyre. Kjo bie ndesh me obligimet ndërkombëtare që ajo ka marrë përsipër,” deklaroi Presidentja Osmani.

Ajo sqaroi kontrastin mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, duke theksuar se Kosova është shembull për standardet që i garanton përmes Kushtetutës.

“Në Kosovë jo vetëm që mbrojmë të drejtat e pakicave, por ofrojmë standarde që rrallë i gjen edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Në Serbi, përkundrazi, kemi një sistem represiv që e refuzon reciprocitetin e të drejtave,” theksoi Osmani.

Ajo shtoi se për më shumë se një dekadë ka kërkuar zbatimin e parimit të reciprocitetit, në mënyrë që shqiptarët në Luginën e Preshevës të gëzojnë të njëjtat të drejta që serbët dhe komunitetet tjera kanë në Kosovë.

“Fakti që Serbia vazhdimisht refuzon këtë standard nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga kërkimi i të drejtave për shqiptarët,” përfundoi ajo.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika