Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten në Fushë Kosovë dhe Malishevë, nën dyshimin për përhapje të propagandës së organizatave terroriste përmes rrjeteve sociale.
Të arrestuarit janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se bëhet fjalë për dy raste të ndara, dhe ndaj të dyshuarve do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’. Rastet janë të ndara dhe prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë, KALLXO ka raportuar se njëri nga të arrestuarit ka dy vëllezër të vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa tjetri është emër i njohur për policinë.