Vuçiq mbledh Këshillin për Siguri Kombëtare – prezantohet dokumenti franko-gjerman për Kosovën dhe Bosnjën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kryesuar sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila është mbajtur në ndërtesën e Presidencës dhe ka zgjatur gati dy orë. Temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, raporton media serbe.

Pas mbledhjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, doli para gazetarëve, duke bërë të ditur se takimi ishte më i gjatë për shkak të “numrit të madh të çështjeve të ndjeshme” që u diskutuan.

“Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në Kosovë dhe Bosnje, si dhe për hapat strategjikë që do të ndërmerren në vazhdim,” deklaroi Mojsiloviq.

Gjatë këtij takimi, presidenti Vuçiq ka prezantuar një dokument të cilësuar si “non-paper”, i hartuar sipas tij nga Franca dhe Gjermania. Ky dokument, sipas autoriteteve serbe, ndikon drejtpërdrejt në pozitën e Republikës Srpska dhe, rrjedhimisht, në pozicionin e Serbisë në raport me zhvillimet rajonale.

Sipas burimeve zyrtare, përmbajtja e këtij dokumenti nuk është bërë publike, por vlerësohet se përmban propozime që Serbisë i duken të dëmshme për interesat e saj në Bosnje dhe në raport me çështjen e Kosovës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika