Shtatë vjet burgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Ferizaj ku humbën jetën pesë persona

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.M., i cili në qershor të vitit 2021 në rrugën Ferizaj-Shtime kishte shkaktuar një aksident në të cilin kanë humbur jetën pesë persona.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Bytyqi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin E.M., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për të cilën i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, gjykata sipas detyrës zyrtare konform nenit 59 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.6 lidhur me nenin 65 paragrafi 1 të KPRK-së, i shqiptoi dënim plotësues marrja e lejes së vozitjes dhe i ndalohet marrja e lejes së re të vozitjes për kategorinë B1, B, M, L, dhe T, për periudhë kohore prej katër (4) vite, në të cilën koha e mbajtur në burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.M., akuzohet se më datë 6 qershor 2021, rreth orës 15:33, në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Koshare – Komuna Ferizaj, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, ngjyrë e zezë, me të arritur përballë firmës “L.S.”, nga pakujdesia e vetëdijshme shkel nenin 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve të rrugës në vendbanim si dhe duke mos i respektuar rregullat dhe shenjat e komunikacionit, nuk ka mbajtur trajektoren e duhur të lëvizjes në shiritin e tij qarkullues dhe ka kaluar me automjet në shiritin qarkullues të kahjës së kundërt dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II”, në pjesën e përparme të anës së majtë e cila veturë ishte duke lëvizur nga drejtimi Shtime – Ferizaj, ku nga pasojat e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes viktimat N.R., Xh.R., S.R., dhe një i mitur, ndërsa viktima I.R., ndërron jetë në QKUK në Prishtinë, derisa L.H., pasagjeri në “Audi A8” person lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri tjetër në “Audi A8” Y.H, person lëndime të lehta trupore si në ekspertizën mjeko ligjore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika