Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, kështu ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Bastisjet, sipas Prokurorisë Speciale, po kryhen në katër lokacione.

Prokurori Admir Shala ka deklaruar se tashmë ka filluar një hetim lidhur me dyshimet mbi dhënien në shfrytëzim të fabrikës së mbetjeve shtazore.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale”, ka deklaruar ai para mediave.

Shala ka theksuar se nuk mund të japin më shumë detaje pasi janë në fazën e grumbullimit të informacioneve.

“Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret. Për më detaje nuk mund të lëshohemi tani për shkak që jeni në fazën e hetimit, të grumbullimit të informacioneve”, ka deklaruar tutje Shala.

Ai ka treguar se hetuesit janë duke e bastisur Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë dhe kompaninë që e ka fituar tenderin ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika