Prokuroria interviston Pecin lidhur me dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, këtë të martë është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë, lidhur me dyshimet që kanë të bëjnë me fabrikën për mbetje shtazore.

“Po mund të ju konfirmojmë se është duke u intervistuar”, kanë thënë shkurt për Dukagjinin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka kryer bastisje në katër lokacione mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.

Prokurori i rastit Admir Shala, ka treguar se përveç Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-it, janë kryer kontrolle edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, si dhe te lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret”, ka deklaruar ai para mediave.

Shala ka theksuar se nuk mund të japin më shumë detaje pasi janë në fazën e grumbullimit të informacioneve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika