Avokati Xhvdet Smakiqi ka komentuar zhvillimet rreth hetimeve për tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e nënprodukteve shtazore, ku Policia e Kosovës bastisi disa lokacione dhe po interviston ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.
Smakiqi theksoi se Prokuroria Speciale duhet të jetë shumë më aktive dhe efikase në trajtimin e rasteve të korrupsionit, sidomos kur përfshihen figura të larta politike.
Prokuroria interviston Pecin lidhur me dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore
“Konsideroj që Prokuroria Speciale, jo vetëm në këtë rast, po ka edhe shumë afera korruptive,. Sepse edhe në raportin e DASH-it të viti të kaluar, ka pasur një theksim të veçantë se korrupsioni qeveritar në Qeverinë e Albin Kurtit ka qenë galopant apo i dëshmuar. Dhe konsideroj që edhe pa shkrimin e mediave, vetëm në mënyrë rutinore duke vepruar ex officio, pa e prezantuan fare gazetarët Prokuroria Speciale dhe krimet ekonomike duhet të jenë më efektive ndaj korrupsionit qeveritar. Për arsye se aty shembet interesi publiku, dëmtohet buxheti i Kosovës…
Në rastet e tilla, kur profilet e4 lara janë të involvuara Prokuroria Speciale, por edhe Policia duhet të jenë më agresive sepse kështu disiplinohet politika dhe politikanët matën shumë a duhet të korruptohen apo jo”, ka thënë Smakiqi.