Hyseni: Pazaret e Kurtit me Limajn s’janë çështje parimesh, por pushteti

Në emisionin “Five”, anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, komentoi dështimin e 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për kalkulime politike dhe pazare pushteti.

“Po, po duket që Kryeministri po don me prit me pa nëse përmes Gjykatës Kushtetuese ka me ju kriju një instrument më shumë për me i bo presionet edhe krejt këto gjanat që ma herët kanë qenë të pa bëra dhe të dënueshme”, tha Hyseni.

Ai zbuloi se javëve të fundit Kurti ka qenë në negociata të vazhdueshme me Fatmir Limajn, ndonëse më parë i kishte mohuar kompromiset me të.

“Mosmarrëveshja me Fatmir Limajn nuk është e natyrës parimore, qysh e shpjegon vetë Kryeministri Kurti, por Limaj po lyp shumë. Pra, nuk është se Limaj në plan vleror përbën problem. Puna është kush çka po merr”, theksoi Hyseni.

Sipas tij, Kurti dëshiron ta ketë Limajn në qeveri për ta mbajtur më lehtë nën kontroll, ndërsa Limaj synon pozitën e kryetarit të Kuvendit për të ruajtur autonominë politike.

“Ka një mosbesim të thellë në mes tyre”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika