15 të arrestuar në Gjilan për mashtrim me çeqe e karta bankare, dëmi arrin deri 186 mijë euro

Policia e Kosovës
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona në rajonin e Gjilanit, të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me mashtrime financiare.

Sipas njoftimit, të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit” si dhe “Mashtrim kompjuterik”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se pas veprimeve të koordinuara hetimore, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, me inicialet B.B., B.S., I.A., R.I., A.H., B.J., B.B., B.M., D.G., E.G., E.A., B.M., A.M., A.I. dhe Sh.M., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277 paragrafi 1, lidhur me nenet 31, 35 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’’, sipas nenit 301 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe nenet 31, 35 dhe 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se të lartcekurit dyshohen se gjatë periudhës kohore janar – tetor 2024, në komunën e Vitisë, në bashkëpunim dhe ne marrëveshje paraprake ne mes vete kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke ndërhyrë në funksionimin e sistemit kompjuterik të një institucioni bankar.

“Nga hetimet paraprake, dyshohet se të pandehurit kanë shfrytëzuar hapësirën kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit ndërmjet transaksioneve të E-Banking dhe ATM-ve, për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar dëm material në shumë prej njëqind e tetëdhjetë e gjashtë (186.000) mijë euro përmes mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të bankës”.

Operacioni është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, dhe me urdhër të prokurorit, të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, Prokuroria pas ndalimit të të dyshuarve, do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika