Arrestohen 15 persona për mashtrim kompjuterik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.

Sipas njoftimit të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar–tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar.

Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej 186 mijë eurosh.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se ndaj të ndaluarve do të kërkohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika