11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi 

Të paktën 11 persona u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën në një përleshje jashtë një stadiumi kriketi në shtetin jugor indian të Karnatakas sot, thanë autoritetet.

Dhjetëra mijëra tifozë të kriketit u mblodhën jashtë stadiumit M. Chinnaswamy, në qytetin e Bangalores, për të festuar fituesit e Ligës Premier Indiane, turneut më të njohur të kriketit T20 në botë.

Kryeministri i shtetit Karnataka, Siddaramaiah tha se turma u përpoq të thyente një nga portat e stadiumit dhe të hynte për të marrë pjesë në festime. Siddaramaiah tha se shumica e të plagosurve janë në gjendje të qëndrueshme dhe janë në spitale, raporton AP.

Kanalet televizive lokale treguan njerëz të shtrirë përtokë dhe shërbimet e emergjencës duke transportuar të plagosurit në automjete, ndërsa festimet vazhdonin brenda stadiumit.

Një rrëmujë në janar la të paktën 30 të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra hindu nxituan të laheshin në lumin e shenjtë gjatë festivalit Maha Kumbh, tubimit më të madh fetar në botë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika