Maqedonci: Ushtria e Kosovës gëzon dashurinë e SHBA-ve, por edhe politika e vendit

Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, në një intervistë në Debat Plus ka thënë se Ushtria e Kosovës gëzon dashurinë e SHBA-ve, por atë dashuri e gëzon edhe politika e vendit.
Ai ka thënë kështu derisa është pyetur nga moderatori Ermal Panduri se pse ushtria e Kosovës po mbështetet nga Amerika, ndërsa politika jo, duke ia kujtuar fjalët e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se ka ngecje dhe se nuk kemi raportet siç i kemi pasur më parë me Qeverinë e Kosovës.

“Unë vlerësoj që, duke e dashur politikën e mbrojtjes, e duan edhe politikën,” ka thënë Maqedonci.

“Ka pasur mospajtime. Unë besoj që, duke u ftuar ministri i Mbrojtjes, ftohet Qeveria e Kosovës, Republika e Kosovës, ushtria e Kosovës gjithashtu. Duhet kuptuar që ushtria është një mjet i politikës dhe është – në çdo vend demokratik – ushtria nuk është e shkëputur nga politika… nga politikat që promovon Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me kryeministrin Kurti”.

“Unë nuk do të kisha mund të performoja mirë në qoftë se nuk do të kishim mbështetjen e parezervë të kryeministrit Kurti për politikat e mbrojtjes. Pastaj, mospajtimet që mund të kemi si qeveri dhe si politikë – jo vetëm me Shtetet e Bashkuara, por me këdo tjetër – mund të jenë në dimensione të ndryshme edhe për çështje të ndryshme. Mirëpo, askund këto mospajtime nuk kanë lënduar raportet e thella që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin tonë kyç strategjik,” ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika