Arrestohet personi i dyshuar që goditi dy këmbësore me veturë

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar personin e dyshuar, i cili ka goditur dy këmbësore me veturë të martën rreth orës 22:00 në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në Prishtinë, dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes

Ilustrim

Arrestohet personi i dyshuar që goditi dy këmbësore të martën në orët e vona në Prishtinë.

Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai, duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy këmbësore femra kosovare.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar për mbajtje.

Ky aksident ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë dy viktima këmbësore me lëndime trupore, të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Pas aksidentit, ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aksident i rëndë në Prishtinë, dy vajza goditen nga një veturë

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika