Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar Kuvendi

Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës për disa mandate nga radhët e PDK-së, në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurti, po synon të jetë kryeministër me 61 ose 62 vota.

Sipas komunikimeve mes njerëzve, dikush mund t’i japë një votë ose dy vota Kurtit.

“Në këtë rast, lojtar interesant është Fatmir Limaj, i cili po deklarohet herë kështu e herë ashtu, por edhe sot ka thënë se nuk duhet të ketë vija të kuqe. Edhe unë s’jam për vija të kuqe, por jam në politikë dhe beteja politike është ashtu – o luftë, o marrëveshje – dhe dikush duhet të dalë fitues,” ka thënë ai.

Haliti ka thënë se Limajn e ka mik, por konsideron se atij nuk i takon të jetë kryetar i Kuvendit.

“Unë mendoj që atij nuk i takon të jetë kryetar i Kuvendit, sepse ka një parti ose ka tre deputetë të cilët i menaxhon, dhe tani një kryetar i tillë, me aq pak mbështetje, sa do ta ketë atë autoritetin e vet si kryetar i Kuvendit për t’i menaxhuar të mëdhenjtë… Tash është njësoj si beteja e Lepurit me Luanët. Është i vogël. Ka tre deputetë, vetë i treti po dua me thënë. Mundet me marrë ndonjë ministri, por unë besoj që ai ka ambicie të tjera, sepse duke qenë kryetar i Kuvendit e di çfarë mund të zgjedh, dhe e dyta – nuk e sheh veten pa e pasur një pozicion të fuqishëm në qeverisjen e ardhshme. Dalja e tij në qeveri, në cilëndo ministri ose zëvendëskryeministër, do të duhej të jepte dorëheqje nga deputeti, dhe nuk e di kush e ka radhën në atë listën e përbashkët që e kanë. Mund të vijë dikush i AAK-së… Unë, me qenë në vend të Fatmir Limajt, nuk do të kërkoja të isha kryetar i Kuvendit, sepse nuk e ka fuqinë politike,” ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika