Rafuna: Kemi dy biznese që kanë reduktuar numrin e punëtorëve. Një tjetër është mbyllur zyrtarisht

Në ditën e dhjetë pas kalimit formal në këtë sistem, pasojat tashmë janë të prekshme ka thënë Lulzim Rafuna në emisionin FIVE: një biznes është mbyllur tërësisht, ndërsa dy të tjera kanë ulur numrin e punëtorëve për shkak të kostove të larta dhe mungesës së qartësisë institucionale.


“Ishte dashur që ta dëgjojnë hallin e bizneseve. Kanë për obligim ligjor të dëgjojnë, mirëpo deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim. Kam frikë që nuk po e kuptojnë situatën me seriozitetin që e kërkon,” thekson Rafuna.

Sipas tij, megjithëse në letër Kosova ka kaluar në treg të hapur, realiteti është ndryshe.
“Ne ende nuk kemi një treg të hapur funksional. Furnizuesi i vetëm është KEK-u, i cili ka për obligim ligjor t’i furnizojë bizneset për 60 ditë derisa të gjendet një zgjidhje,” shpjegon Rafuna.


“Kemi dy biznese që kanë reduktuar numrin e punëtorëve. Një tjetër është mbyllur zyrtarisht. Një biznes tjetër ka bërë riorganizim të punës dhe ka larguar një pjesë të punëtorëve. Kam frikë se situata do të përkeqësohet nëse nuk dëgjohet halli i bizneseve,” paralajmëron Rafuna.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur shumë biznese në Kosovë nuk kanë mundur të nënshkruajnë kontrata me furnizues të rinj, ndërkohë që çmimi i energjisë në tregun e lirë është më i lartë, duke u bërë barrë e papërballueshme për prodhuesit dhe shërbimet.
Bizneset kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe fleksibilitet nga institucionet për të parandaluar një krizë të përhapur në sektorin privat.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika