Trump paralajmëron Iranin: sulmet izraelite do të bëhen edhe më brutale – bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin, duke e këshilluar që të pranojë një marrëveshje bërthamore “përpara se të mos mbetet asgjë”, ndërsa ka thënë se sulmet izraelite ndaj objektivave iraniane do të bëhen “edhe më brutale” në ditët në vijim.

Në një postim në platformën Truth Social, të bërë në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, Trump ka deklaruar se udhëheqësit iranianë nuk kishin ide se çfarë po i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe situata do të përkeqësohet!

Ai shtoi më tej:

“Tashmë ka pasur vdekje dhe shkatërrim të madh, por ende ka kohë për ta ndalur këtë masakër. Sulmet e planifikuara që vijnë do të jenë edhe më brutale. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane.”

Trump ka theksuar se i kishte dhënë Iranit mundësi të shumta për të nënshkruar një marrëveshje, por që regjimi në Teheran nuk ishte në gjendje ta përfundonte atë, pavarësisht se marrëveshja ishte afër.

“U thashë, në mënyrën më të ashpër, ta bënin – thjesht ta bënin. SHBA prodhon pajisjet më vdekjeprurëse ushtarake në botë, shumë më tepër që do t’i dorëzohen Izraelit – dhe ata dinë t’i përdorin. Disa radikalë iranianë folën me guxim, por nuk e dinin se çfarë po afrohej. Tani janë të gjithë të vdekur.”

Trump përmbylli mesazhin me një thirrje dramatike: “Asnjë vdekje më tepër, asnjë shkatërrim më – THJESHT BËJE, PËRPARA SE TË JETË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika