Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek

Është shtyrë sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për përgjegjësinë e tij në vendosjen e barrikadave në veri, dy vjet më parë. Kryetari i Listës, Zlatan Elek, nuk do të intervistohet as të enjten nga prokuroria rreth rolit të tij për vendosjen e barrikadave në veri dy vjet më parë dhe se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes

Është shtyrë sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për përgjegjësinë e tij në vendosjen e barrikadave në veri, dy vjet më parë.

Kryetari i Listës, Zlatan Elek, nuk do të intervistohet as të enjten nga prokuroria rreth rolit të tij për vendosjen e barrikadave në veri dy vjet më parë dhe se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes.

Lajmin për shtyrjen e intervistimit e ka konfirmuar për Televizionin Dukagjini zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila tha se kjo është bërë “për arsye shëndetësore” të avokatit të Elekut.

“Z. Zlatan Elek është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese. Por, intervistimi i z. Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z. Elek”, tha Luta

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika