Çitaku tregon nëse LVV ka tentuar të marrë votën e deputetëve të PDK-së, fton Presidenten për rol më aktiv në zgjidhjen e ngërçit

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në Kallxo Përnime ka folur për bllokadën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, zgjedhjet lokale dhe Konventën zgjedhore të kësaj partie.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në Kallxo Përnime ka folur për bllokadën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, zgjedhjet lokale dhe Konventën zgjedhore të kësaj partie.

Ajo ka thënë se PDK është e zhgënjyer me situatën politike në vend, derisa ka folur edhe për tendencat e LVV-së për të marr deputetë nga kjo parti.

Sipas saj, institucionet nuk po mund të japin zgjidhje për shtrenjtimin e shportës së konsumatorit dhe se në të njëjtën kohë nuk ka ngritje të pagave.

“Në vend se të shkonim në Kuvend për të shkaktuar bordin e ZRRE-së, ne po shkojmë aty për t’u bërë dëshmitarë të një kryeneçësie dhe një ambicie të pashpjegueshme” – ka thënë Çitaku në KallxoPërnime.

E pyetur se a ka ‘gjueti’ të deputetëve nga VV, Çitaku e konfirmon se ka pasur.

“Nuk do të doja të hyj në detaje, sepse nuk kam qenë pjesë e bisedimeve të tilla, por po kemi pas deputetë që kanë treguar edhe publikisht që u janë ofruar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pasë tendecë të hapur për të “trafikuar” vullnetin e qytetarëve, por deputetët e PDK-së as nuk shiten e as nuk blihen” – ka deklaruar Çitaku./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika