Ndryshe nga Perëndimi, Rusia bëhet vendi i parë që njeh regjimin e talibanëve

Qeveria e Afganistanit deklaroi të enjten se Rusia është bërë vendi i parë që e ka njohur zyrtarisht regjimin e talibanëve, duke e quajtur vendimin “të guximshëm”.

Lajmi u bë publik pas takimit të ministrit të Jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, me ambasadorin rus në Kabul, Dmitry Zhirnov.

“Ky është një hap i ri në marrëdhënie pozitive, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim konstruktiv”, tha Muttaqi.

Ministria e Jashtme ruse theksoi se njohja do të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, përfshirë energjinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.

Në prill, Moska hoqi talibanët nga lista e saj e organizatave terroriste dhe pranoi ambasadorin e tyre në kryeqytetin rus, raporton AFP.

Njohja është dënuar nga aktivistet afgane, të cilat thonë se ajo legjitimon një regjim që ndalon shkollimin e vajzave dhe shkel të drejtat e njeriut.

Edhe ish-deputetet afgane paralajmëruan se ky vendim rrezikon sigurinë globale.

Talibanët u rikthyen në pushtet në gusht 2021, pas tërheqjes së forcave të NATO-s. Që atëherë, shtetet perëndimore nuk i kanë njohur zyrtarisht, duke i kushtëzuar marrëdhëniet me respektimin e të drejtave të grave dhe lirive themelore.

SHBA, BE dhe aleatë të tjerë kanë ngrirë ndihmat dhe kontaktet mbeten të kufizuara, kryesisht për çështje humanitare dhe sigurie. Perëndimi kritikon ashpër ndalimin e arsimit për vajzat dhe përfshirjen e figurave të sanksionuara në qeveri./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika