Vëllai i Agon Zejnullahut: Vëllai im u mbyt nga policia, askush nuk na ka kontaktuar

Një ditë pas varrimit të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që humbi jetën në rrethana të dyshimta gjatë një ndërhyrjeje policore në Lipjan, ka folur vëllai i tij.

Në një intervistë për televizionin Dukagjini, vëllai i viktimës, Albani, ka treguar se janë në pritje të një video ku sipas tij, shihen momentet kur Agoni jep frymën e fundit, duke akuzuar zyrtarët policorë për veprime brutale dhe çnjerëzore.

“Tani jemi në pritje të në video, me pamje me të qartë dhe ku shihet detaje, momenti kur jep frymë. Piskamat e vëllaut, duke thënë ‘nalu, oj nën um mytët’. Vazhdon duke i mbajt këmbën për mbi një minutë mbi fyt, derisa e jep frymën e fundit. Kurse të tjrët vazhdojnë të godasin pandërprerë. Ia lidhin duart dhe ashtu të vdekur me kokë poshtë e mbajnë deri vjen emergjenca.

Asnjë kontakt nga asnjë institucione nuk e kemi. Fare… vëllai nuk është më në këtë botë shkaku i tyre”, ka thënë Zejnullahu.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika