Avokatja Osmani: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) (Ilustrim)

Gjykata Komerciale e Kosovës raportohet se ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), që parashihte kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur avokatja Blinera Osmani, e cila përmes një postimi në Facebook njoftoi se më 29 korrik 2025, Gjykata ka nxjerrë Aktgjykimin KA.nr.301/25, vendim ky që, sipas saj, ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në tregun energjetik të Kosovës.

Sipas Osmanit, Gjykata ka anuluar pikën IV të vendimit të ZRrE-së nr.275/24 të datës 5 prill 2024, ka anuluar tërësisht njoftimin e ZRrE-së të datës 12 mars 2025 për daljen në tregun e lirë, duke e cilësuar të kundërligjshëm, ka ezulluar zbatimin e këtyre vendimeve deri në një aktgjykim përfundimtar.

“Vendimi është i zbatueshëm menjëherë dhe prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik,” ka shkruar Osmani.

Ajo shton se të gjithë konsumatorët biznesorë të prekur nga vendimi duhet të kthehen menjëherë në tregun universal, ku u garantohet furnizim i sigurt dhe tarifa të rregulluara, sikurse para datës 1 qershor 2025 – kur kishte hyrë në fuqi liberalizimi i tregut.

“U bëjmë thirrje ZRrE-së dhe të gjithë operatorëve të tregut të energjisë që të respektojnë dhe zbatojnë pa vonesë këtë vendim gjyqësor,” thekson avokatja.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika