Bajrami: Pas dështimit të partisë së parë, e drejta për kryeparlamentarin duhet t’i kalojë një partie tjetër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e krytarit së Kuvendit përmes votimit të fshehtë.

Në Dukagjini, Bajrami ka thënë se ky vendim konfirmoi atë që LDK-ja e kishte theksuar që nga fillimi: se votimi i një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk ishte në rend dite, përbënte shkelje kushtetuese.

“Kemi qenë të sigurt dhe është konfirmuar ajo çka kemi thënë nga fillimi, që votimi i një komisioni të fshehtë i cili nuk është pjesë e agjendës së seancës konstituive është shkelje kushtetuese. Mirëpo çka kemi pritur është se pas dhënies së afatit të partisë së parë, kjo e drejtë dhe përgjegjësi t’i transferohet një partie apo koalicioni tjetër. I cili mund t’i bëjë votat në këtë rast. Si LDK, të iu rikujtoj që gjithmonë i kemi respektuar vendimet e gjykatës, nuk ka pasur kurrë asnjë eksponentë dhe asnjë përfaqësues nga LDK-ja që ka shënjestruar emrat e gjykatësve. Pavarësisht që kemi paguar kostot të lartë politike”, ka thënë Bajrami.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika