Ymeri për VV-në: Mund të flasin sa të dojnë, qare s’kanë pa e zbatu aktgjykimin e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar sërish deputetët e Kuvendit që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta. Sipas vendimit, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve dhe kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të hapur, me jo më shumë se tri herë votim për të njëjtin kandidat.

Derisa pritet publikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja, i cili do të hapë rrugën për mbajtjen e seancës konstituive, analisti Visar Ymeri ka thënë se vendimet e kësaj gjykate kanë fuqi të madhe juridike dhe nuk janë çështje opinioni.

“Aktgjykimet e gjykatës Kushtetuese nëpër shtetet demokratike e kanë nivelin e barabar me ligjin, për ato senet që i mbulojnë. Kur merr aktgjykimin Kushtetuesja ajo bëhet i zbatueshëm drejtpërsëdrejti. As s’ki ku e apelon, as s’ki çka i bën. Dhe në këtë drejtim aktgjykimet e Kushtetueses kanë fuqi të madhe juridike. Jo qysh po sillet Vetëvendosja me një noshalance, që kjo është një far mendimi do njerëz q ne nuk po u besojmë. Nuk është mendim, është ekzekutim. Dhe s’ka qare pa e zbatuar. Me fol mund të folin sa dojnë, po s’ki qare pa e zbatu pikë për pikë”, ka thënë Ymeri.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika