Dy raste me armë në Malishevë, një i mitur poston foto me pistoletë

Një i mitur në Malishevë është intervistuar nga autoritetet, pasi kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihej duke mbajtur një pistoletë.

Policia bën të ditur se arma i takonte një familjari të të miturit, i cili më pas e dorëzoi vullnetarisht armën në polici.

Ndërkohë, në fshatin Lladroc, pas disa të shtënave me armë zjarri, Policia ka gjetur në terren 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Gjatë kontrollit të shtëpive dhe intervistimit të të dyshuarve, ata kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Të dy rastet janë iniciuar në bashkëpunim me prokurorin, nën akuzat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika