LVV: Për një vit e gjysmë qeverisje gjendja në veri ka ndryshuar, të tjerët e shfrytëzuan për përfitime

Një video e progreseve të qeverisë Kurti është publikuar nga LVV me pretendimin se progrese të tilla kanë qenë të mundura gjithmonë, mirëpo "dhurata e Rankoviqit", siç e quanin udhëheqësit e dikurshëm, ishte në duart e gabuara

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

“Keni besim në bashkësinë ndërkombëtare. Keni besim në udhëheqjen tuaj që kanë me ju kthy në institucionet tuaja, ndërtesat tuaja, shtëpitë tuaja”.

Me këto dy fjali të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar një video e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë që thotë se për një vit e gjysmë qeverisje e ka ndryshuar gjendjen në veri të Kosovës.

Sipas LVV-së, ndryshimi i veriut është parë më së miri në qeverisjen e deritanishme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Si pjesë “të ndryshimeve”, LVV ka përmendur referendumin e parealizuar të Serbisë, pengimin e zgjedhjeve në Kosovë, ndërtimin e 3 stacioneve policore në një vend ku Policia e Kosovës udhëtonte vetëm me helikopterë, mbylljen e laboratorëve të drogës, pagimi i energjisë elektrike dhe mbylljen e qendrave të kriptovalutës.

“Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje. Sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”, thotë LVV përmes kësaj videoje.

Ndër të tjera, me bindshmëri, LVV-ja thotë që një gjë e tillë ka qenë përherë e mundur dhe se më herët, Veriu ishte shfrytëzuar për përfitime personale.

Grupe qytetarësh serbë nga Kosova kishin udhëtuar në mënyrë të organizuar në disa qytete të Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, pasi të njëjtit u penguan nga autoritetet në Prishtinë të cilat nuk lejuan që ato të mbahen në Kosovë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika