Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave me kandidatët që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se gjatë ditës do të publikohet lista e plotë e subjekteve që kanë aplikuar për certifikim.

Ai tutje ka bërë të ditur se sot( e enjte), më 14 gusht, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit, bashkë me listat e kandidatëve të tyre.

Mbledhja, e cila pritet të nisë në orën 14:00, ka në rend dite certifikimin e nëntë subjekteve politike – katër iniciativa qytetare dhe pesë kandidatë të pavarur. Në total, këto subjekte përfaqësohen nga 66 kandidatë, prej të cilëve katër garojnë për kryetarë komunash dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika