Hezbollahu refuzon të çarmatoset, paralajmëron konflikt të armatosur

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, ka kërcënuar me konfrontim të hapur nëse qeveria e Libanit vazhdon me planet për çarmatosjen e grupit militant, duke e cilësuar vendimin e kabinetit si zbatim të “urdhrave SHBA–Izrael”.

Javën e kaluar, Këshilli i Ministrave i Libanit miratoi një vendim që kërkon nga ushtria hartimin urgjent të një plani për çarmatosje dhe zbatimin e tij deri në fund të vitit, duke e paraqitur si sfidën më të madhe për Hezbollahun që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1990.

“Vendimi është i rrezikshëm dhe e ekspozon vendin ndaj një krize të madhe”, deklaroi Qassem gjatë një fjalimi televiziv në Baalbek. Ai u zotua se Hezbollahu nuk do të dorëzojë armët dhe paralajmëroi për konflikt të armatosur, madje edhe luftë të plotë nëse është e nevojshme. “Partia do të luftojë një betejë historike përballë këtij projekti izraelito–amerikan, pavarësisht kostos”, tha ai, duke shtuar se “nuk do të ketë jetë në Liban nëse qeveria përpiqet të përballet me partinë”.

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut akuzoi qeverinë në Bejrut se “mban përgjegjësi të plotë për çdo shpërthim të brendshëm dhe shkatërrim të Libanit”. Ai hodhi poshtë mundësinë e protestave në këtë moment, duke thënë se ka hapësirë për dialog me qeverinë, por paralajmëroi se demonstratat mund të përshkallëzohen nëse shihet e domosdoshme. “Kjo është toka jonë e përbashkët, atdheu ynë i përbashkët. Jetojmë së bashku, ose nuk ka jetë për Libanin”, theksoi ai raporton Euronews përcjell Dukagjini.

Në fund, Qassem falënderoi Iranin për mbështetjen që i ka dhënë Hezbollahut “me para, armë, aftësi dhe qëndrime mediatike e politike”.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika